Home KRYESORE Të lidhur krah për krah, studentët zhvendosin protestën para kryeministrisë

Të lidhur krah për krah, studentët zhvendosin protestën para kryeministrisë

Pas protestës para Kuvendit, studentët kanë zhvendosur protestën e tyre para kryeministrisë. Të lidhur krah për krah dhe duke bërë thirrje për bashkim ata po marshojnë në boulevard për tek institucioni i kryeministrit.

Ndërkohë studentët kanë pastruar dhe mjedisin para Kuvendit ku ata protestuan gjatë ditës së sotme për plotësimin e kërkesave të tyre.

Prej ditësh studentët protestojnë para Ministrisë së Arsimit dhe me skadimin e afatit ditën e martë që ata i kishin vënë kryeministrit një pjesë u zhvendos para kryeministrisë por pjesa më e madhe e studentëve qëndroi tek ministria. Megjithatë duket se sot ata kanë gjetur konsensusin për t’u zhvendosur pothuajse të gjithë tek kryeministria.

Share: