Home KRYESORE Me një anglishte ‘të çalë prej rusi’, ky është ministri i ri...

Me një anglishte ‘të çalë prej rusi’, ky është ministri i ri i Jashtëm i Ramës (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme 7 ministra, dhe ka paralajmëruar dy të tjerë se kanë afat deri në muajin Qershor.

Ndërkohë që Rama ka paralajmëruar se kanë afat deri në muajin Qershor për Blendi Klosin dhe Ogerta Manastirlliun, duke iu referuar afatave që ata do të kenë në qarqet e tyre elektrorale, emëroi në postin që mbante Ditmir Bushati, Gent Cakaj.

Por kush është Gent Cakaj?

Gent Cakaj është një nga prurjet e shumta pas strategjisë së Edi Ramës për të afruar në qeverinë e tij, edhe emra të spikatur të shqiptarëve të Kosovës.

Në Korrik të vitit 2018 ai u caktua Kryenegociator i çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për anëtarësim.Cakaj fillimisht ka qenë këshilltar i kryeministrit për politikën e Jashtme dhe posaçërisht, për çështjet e Bashkimit Europian.

Më pas në kabinetin ‘Rama 2’ u emërua në postin e zv.ministrit të Punëve të Jashtme,ndërsa sot ai është zgjedhur të drejtojë, një nga ministritë më të rëndësishme në qeverinë ‘Rama 3’, duke zëvendësuar Ditmir Bushatin.

Por ndërsa një ministër i Jashtëm duhet të paktën të ketë një anglidhte të rrjedhshme, kjo si duket nuk zotërohet nga Cakaj, i cili në fjalën e tij në Parlamentin Europian anglishtja e tij lë për të dëshiruar. Ajo që bie në sy është anglishtja prej rusi, ku “r-ja” shqiptaoeht si “rr” etj. Po ashtu në videon e siguruar nga “Faxweb.al”, një fakt tjetër jo më pak i rëndësishëm, është ‘gabimi’ i tij me emërtimin “Guardia di Finanza”. Ndonëse mund të thonim se ishte një lapsus, vie re se e njëjta gafë përsërist sërish.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

(B.B/ Faxweb.al)

Share: