Majk ka vetëm pak ditë që ka sjellë projektin e ri muzikor “Qikita”, e cila duket se i dedikohet një femre që po ia merr mendjen atij.
Por reperi i njohur ka zbuluar arsyen përse është ende beqar. Ai ka përdorur rrjetin social Instagram për të shkruajtur dicka rreth fenomenit që ekziston në Kosovë.
“Shtikllat (takat) 1000 euro, iPhonin 1000 euro, cantën e dorës 1000 euro, e rrogën e kanë 300 euro, ose janë pa punë… Femrat në qytetin tim, ëoë si e bëni këtë. Dmth ju jeni mrekulli”, shkruhej në fotografinë e publikuar.
Imazhin e shoqëroi me një shkrim ku thoshte se kjo është arsyeja përse vazhdon të mbetet beqar. Majk e sheh vazhdimisht këtë sjellje tek femrat në Kosovë, prandaj asnjëhera nuk ka arritur të jetë partnerja e tij.