Home KRYESORE Nga klientë në PACIENTE! Nga Raimonda SHUNDI DERVISHI

Nga klientë në PACIENTE! Nga Raimonda SHUNDI DERVISHI

Na bëftë mirë pangopësia juaj!

Historikisht kemi qënë KLIENTË të “Raiffeisen bank” dhe klientë model madje. Për këtë kemi edhe një histori zbavitëse familjare. Kur vajza ime e vogël dëgjonte reklamat e dikurshme për i deshifrohej sikur shqiptohej “mere vajzën në bankë” gjatë sloganit televiziv. Kjo ngatërresë u desh vite të qartësohej,e teksa dëgjon se më duhej të shkoja për të kryer levizjen e rradhës. Direkt më pyet e kënaqur – “Pra, unë nuk do shkoj në shkollë sot?”. Besnikëria nuk qenka vlerë shpërblyese në sistemin tonë.

Sot më duhej të ndërroja klientelizmin tim për të provuar një tjetër alternativë, por rezultoi me pasoja të cilat ende sot nuk i kemi zgjidhur. Duam ta ndërrojmë, por hajde ik nga moria e halleve. Nisin sorollatjet dhe dokumentacioni që duhej të ishte mbyllës, por që ende nuk po na rezulton i tillë.

Ndërkohë banka pritëse na orjenton se cfarë dokumentesh na duhet (ndërkohë që fillimisht na premtoj se do te qe banka vet ajo e cila do kryente operacionet e lëvizjes), ndërsa ne, gjendemi përballë pikëpyetjeve e vrapit “Po joooo, ju duhet edhe kjooo. Tani paska skaduar afaaatiii”, përpiqemi të ruajmë qetësine e pyesim – më fal po ne kush na e tha se ky dokument ka një kohë 5 ditore për tu bërë???.

E kështu nis nga fillimi katastrofa e orëve kot ku t’i tërheq numrin, pret rradhën, vajza e zyrës me buzeqeshjen rrobotike në fytyrën e bezdisur nga klientët kokëtrashë, nis të të spjegojë sipas mënyrës së saj ato çka ti duhet të bësh me termat e tyre tipike. Ne hapim sytë dhe mendjen duke u përpjekur të orjentohemi në botën e shifrave dhe SISTEMIT BANKAR.

Cfarë kërkoni? “Po ja, duam të mbyllim llogarinë”. Po, por ju duhen një kështu e një ashtuuu, e tëri e vëri…. Ok, marim frymë thellë, firmosim dokumentin e rradhës, ngarkohemi për të tjerat dhe rishtas numrin, rradhën, vajzën e bezdisur. Por, prap mungon diçka. Sërisht, e sërisht.

Dhe kur ti mendon se i përfundove dhe mbaroi ankthi dhe orët e shumta në shërbim të sistemit burokratik dhe zhvillimit të ekperimentit tonë, hasesh me ” vrimat, anekset, kryegjënë, penalitetinë, interesat e papaguara, komisionin e parapagimit, penalitetin për shkelje eksluziviteti “ .. si dhe sheh se paske bërë një vrimë në ujë kur mendove se ishe në rregull me shtetin dhe detyrimet nga ku ti mendoje se ishe një qytetar model.

Kështu, javët e orët e tua, pa futur ende nervat e konsumuara janë në prag të shpërthimit. Nga ta kërkoj rehatinë time në këtë lëndinë ujqërish që presin delen e rradhës për tu ushqyer?

Kjo ndodh më të gjitha institucionet tona calamane. E nisa më një institucion privat ku shteti “ka më pak fuqi”. Por, nëse e nisim me vetë institucionet shtetërore që nuk di se nga ta zësh të parin, natyrisht që ai portali “Shqipëria që KRYETARI do, dhe jo ne”, jo vetëm që nuk na hyn në punë, por na i komplikon edhe më shumë situatën, sidomos për kategorinë e pensionistëve që nuk ka kush tu vihet në dispozicion në hardallosjet e botës së qëverisjes web-iste.

Drejtoria arsimore është një nga institucionet kyç ku studentët dhe sidomos ish studentët kanë kaq shumë punë. Kjo ndërtesë vazhdimisht plotë, është totalisht e pa ekspozuar apo e evidentuar si pozicion. Sapo hyn në atë rrugicë që ndodhet fare pranë parlamentit ku të gjithë privat-ët, noter-ët, pasticier-ët, parkimie-rët, barer-ët, furrat e bukës kanë ekspozuar biznesin e tyre, Drejtoria Arsimore deri sa të ngjitesh në shkallët e institucionit, nuk ka anjë kartelë ndihmëse për tu orientuar. Madje në hyrje të saj si për ironi është e shkruar qartazi me ngjyrën e verdhë të ndjelljes teksti ftues i një hoteli diku përball saj, ndërsa për institucionin shtetëror, vetë DREJTORINË.. asgjë.

Pra, edhe nëse shkon në hyrjen e institucionit, ti nuk e kupton se ndodhesh pikërisht në zonën e duhur pasi në krye është ftesa për te ai hotel. Për të mos folur më pas për format e tërheqjes së një dokumenti , kohën, absurditetet e respektimit 24 orësh për t’i dorëzuar ato në postë. Apo edhe më keq akoma, për sistemimin dhe seleksionimin e elementit të ri arsimor klientelist ku punësimi i tyre është një histori më vete.

Më duhej të tërhiqja një dëshmi penaliteti ku të vërtetoja se fëmija im ishte i pa dënuar. Pasi prita 10 ditëshin e kohës së kërkimit mbi identitetin e kërkuar, shkova ta mar dhe shoh se ishte shkruar qartazi emri i vajzës, por…. me datën time të lindjes.

Pra, një përson inekzistent qenka “i pa dënuar”. Tarifat absurde të kripura (vetëm një vulë kushton 200 lekë të reja që deri në fud të të g jithë dokumentacionit për te nisur shkollën e larte, ajo shkon në shifrat e 2000 mijë lekë te reja, pa anekset e tjera), koha, sorollatjet janë karakteristikat më ulëritëse të vendit që aspak nuk e duam. Kjo është e përbashkëta e sistemit të çoroditur burokratik e demokratik Shqiptarë ku KLIENTI kthehet në PACIENT, halli në numër, arsimimi në borxh dhe zgjidhja në ferr. Cili mbetet i kënaqur në gjithë këtë butafori ngjyrash e pulsantësh që ndizen e fiken sistematikisht? Klientët, pra ne .. jo e jo.

Ndoshta ai dikushi që shijon frytet e mira të gjithë kësaj katrahure jo -njërëzore, ende nuk po kupton se shpesh ndodh që rolet ndërrohen, por deri atëherë ne vijojmë të trajtohemi si eksperimente shifrore e çfarë është me e keqja pa dinjitet, me kosto financiaro – kohore të kërcënuar fort.

Pra, cili ma kthen mua kohën time të humbur në zyrat e populluara nga të pa-aftë, ku jashtazi shohim kollaret apo uniformat serioze profesionale, ndërsa brenda të kalbura nga lëmshi, paaftësia??

Por ndodh edhe kështu, kur hapet dera e zyrës, shpërthen era e kastravecit, domates.. që ka ushqyer punonjësen pak sekonda më parë?. ” Të bëftë mirë” , të ngec në fyt t’ia thuash, pasi ty të është tharë fyti nga stresi apo inati kolektiv.

Na bëftë mirë pangopësia juaj!

Share: