Ditën e djeshme kreu i qeverisë ngulmoi për një përballje mes tij dhe studentëve që protestojnë prej 8 ditësh, dhe duke ndeshur në jo-në e tyre, mendoi për një zgjidhje më alternative: Shkojmë në Top Channel, marrim ca të besuar nga FRESSH-i, dhe i hedhim hi syve publikut.
Mirëpo duket se kryeministri harroi se në kohën e internetit, gjithçka mund të gjendet, falë edhe kountributit të qytetarëve. Që në momentet e para të nisjes së emisionit në redaksinë eFaxweb.al mbërritën dhjetëra denoncime lidhur me personat që gjendeshin përballë Ramës në studio.
Lidhja e tyre me forumet dhe përfaqësues politikë të PS-së bëhej edhe më e qartë përmes fotove, që po vetë të deklaruarit student kishin publikuar në rrjetet e tyre sociale.
Kryeministri nuk arriti që të tërhiqte vëmendjen nga ky demaskim edhe përmes showt që bëri duke lënë karrigen e emisionit dhe duke drejtuar debatin, i denjë për të zëvendësuar Alban Dudushin, i cili në shumë raste tentoi që ta kthente emisionin në hullinë e duhur.
Disa prej pjesëmarrësve madje pranuan se ishin pjesë e FRESSH, mirëpo sipas tyre kjo nuk i ndalonte që të ishin pjesë e emisionit. Në pseudebatin që zgjati për rreth tre orë nuk u tha asgjë e re, ndërsa kryeministri ndau përgjegjësinë me drejtuesit e Universiteteve, duke vënë në dyshim dhe burrërinë e tyre.
Ndërkohë studentët e vërtetë të kësaj proteste qëndronin deri mëngjesin e sotëm, duke sfiduar të ftohtin në ambientet e jashtme të kryeministrisë, madje njëri prej tyre kishte shfaqur dhe probleme shëndetësore.
1. Përfaqësues i FRESSH-it në qytetin e Shkodrës:
2. Erald Kocllari, foto coveri në Facebook FRESSH-in
3. Megi Gjikaj, pjesë e Rilindjes
4. Xhesika Muzhaj, e lumtur te PS-ja
5. Joana Metaj, kryetare e FRESSH në qytetin e Kuçovës
6, Anis Çemeri, freshisht në Lushnje dhe foto me ministrin Blendi Klosi
7. Elvina Mellara, pjesë e strukturave të PS-së së Tepelenës
8. Klevis Hysi, foto me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj
9. Ermal Gjici, nipi i Safet Gjicit, ish-kandidatit të PS-së për Bashkinë e Kamzës, dhe njëherësh ish-deputet i Kukësit
10. Elsa Koçi, fshin Facebook-un pak minuta para emisionit
11. Gloria Resuli, pjesë e klubuit të juristëve të FRESSH
12. Ariel Lamaj, foto me Edi Ramën dhe Lindita Nikollën
13. Marjano Prifti, e pranoi vetë në studio se ishte koordinator i FRESSH
14. Shpëtim Hala, shpërndan çdo postim të kreut të Grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla
15. Marjo Hysenlliu, pedagog në një universitet privat. Pas daljes së lajmit për të tha se ishte aty për shqetësimin që kishte për doktoraturat
16. Anxhela Bakiasi, pjesë e strukturave të FRESSH
17. Dy mjekët specializantë që bëjnë rolin e studentit
18. Studente e Ekonomisë, foto me Erion Veliajn
Sigurisht ka dhe shumë foto të tjera dhe denoncime, po për të provuar farsën, mjaftojnë edhe rastet që ne ju kemi paraqitur më sipër.
(E.K/FAXWEB.AL)