Home KRYESORE Opozita kete javë në parlament

Opozita kete javë në parlament

Pas shumë kohësh bojkot, apo marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin, sikundër e kane konsideruar, opozita do të marrë pjesë në parlament në dy seancat parlamentare të kësaj jave.

Ky vendim i opozitës erdhi pas mbledhjes që kryetari i Partisë Demokratike bëri me aleatët.

Në mbledhjen që zgjati rreth dy orë mori pjesë kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i republikaneve Fatmir Mediu, Nard Ndoka, kreu i PAA Agron Duka, kreu i LZHK Dashamir Shehi.

Ka pasur dy zëra deputetësh demokratë që kanë hedhur tezën se opozita duhet të djegë mandatet, Rudina Hajdari dhe Ervin Salianji. Por, opozita duket se nuk do të zgjedhë të ndjekë këtë rrugë radikale të të bërit opozitë.

Basha argumentoi dje kundër kësaj teze i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

“A jam i gatshëm të djeg mandatet? Pa dyshim që jam, por a është momenti që ta bërë këtë gjë? Në këtë moment opozita nuk ka asnjë instrument në Kuvend. Jemi gati që t’i djegim mandatet dhe ta fusim vendim në krizë totale, por duhet të shikojmë së çfarë do sjell kjo gjë. Nuk është çështja a i djegim apo jo, por a i shërbejmë kauzën tonë që kemi nisur” – u shpreh Basha.

Share: