Home KRYESORE PD kërkon përjashtimin e Ramës, ja arsyeja

PD kërkon përjashtimin e Ramës, ja arsyeja

Pas incidentit që ndodhi në seancën e sotme, PD kërkon përjashtimin nga seanca plenare të Kryeministrit Edi Rama. “Kërkesa është firmosur nga disa deputetë, të cilët pohojnë se “gjatë seancës Rama përdori fjalor fyes dhe denigrues ndaj grupit parlamentar të PD dhe deputetëve”, thuhet ne njoftim.

Vetem pak minuta më parë Rama komentoi në twitter: “Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve,opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore,po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve”./opinion.al

Share: