Home KRYESORE Përfundon protesta e studentëve, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Përfundon protesta e studentëve, ja çfarë pritet të ndodhë nesër

Studentët e Universitetit Politeknik dhe të Universitetit të Tiranës kanë protestuar për 6 orë me radhë në fillin tek fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit e më tej tek Ministria e Arsimit.

“Protesta jonë nuk ndalet, nesër do të jemi më shumë”, tha njëri prej tyre në përfundim të protestës për ditën e sotme.

Protesta u nis si fillim nga fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Urbanistikës për tu bashkuar më pas edhe studentë të Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, etj. Po kështu është bojkotuar mësimi edhe në Universitetin e Elbasanit.

Protesta pritet të jetë edhe më e madhe ditën e nesërme. Në rrjetet sociale janë duke u bërë thirrje të vazhdueshme për solidarizim me studentët.

Përfaqësues të Lëvizjes për Universitetit i thanë Opinion.al se “ditën e nesërme (e enjte) do mblidhemi nëpër fakultete për të bojkotuar mësimin dhe më pas do të marshojmë drejt Ministrisë së Arsimit”.

Studentët janë kundër tarifave të larta të studimit dhe specifikisht për VKM nr 288 që parashikon pagesë për provimet e mbartura./opinion.al

VKM nr 288 per tarifat

Share: