Home KRYESORE Përse cdokush duhet të bashkohet me protestën e studentëve?

Përse cdokush duhet të bashkohet me protestën e studentëve?

Nga Rezart Palluqi

E kuptoj frikën e politizimit të protestës. Aq më shumë kur bëhet fjalë për Shqipërinë. Atje protestat janë orkestruar prej spiunëve të politikës shqiptare. E të them të drejtën, në fillim unë kam qenë kundra pjesëmarrjes masive përkrah studentëve. Mirëpo studentët po injorohen.

Po tallen prej qeverisë aktuale por edhe partive politike opozitare të cilat po përpiqen të thithin pa e merituar aspak shkëlqimin moral të studentëve.

Mirëpo tek e fundit që të gjithë jemi prindër. Nuk ka prind në botë që të mos dojë një arsim dinjtoz për fëminë e tij. Nën këtë prizëm cdo prind shqiptar duhet t’i bashkohet urgjentisht kërkesave të studentëve.

Këtu nuk kemi kërkesa të ngjyrosura me ideologji politike. Nuk kemi të bëjmë me vizione të reja ose jo politike. Jo!

U bëj thirrje prindërve shqiptarë që të braktisin djepet e partive politike e të derdhen në rrugë. Të marrin për krahu edhe ata studentë që deri dje nuk kanë guxuar të bëhen pjesë e protestave 12 ditore.

Ta bëjnë këtë jo për hatrin tim, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Të bashkohen jo vetëm prindërit që kanë fëmijë studentë por edhe ata që kanë fëmijë të mitur, pa përjashtuar edhe beqarët. Nëse nuk e bëni këtë ju do të shndërroheni në kalë troje të bijve tuaj.

Ju do të bëheni tutorët e së ardhmes së fëmijëve tuaj. Nuk dua t’ju shoh që të qani nësër-pasnesër nëpër aeroporte e porte anijesh teksa merrni lamtumirë prej bijve tuaj. Jo! Nuk duhet të derdhni asnjë kokërr loti. Hidhërimi juaj do të jetë produkti më hipokrit që mund të ketë ekzistuar ndonjëherë.

As mos guxoni që t’i telefononi bijtë e juaj të rritur! Sepse për shkak të pabesisë, oportunizmit tuaj ata morën dhenë nën qiejt e Evropës ashtu si edhe dhjetra breza të tjerë shqiptarësh. Jo! Nëse ju nuk i përkrahni bijtë e juaj SOT, ju në sytë e mij JU NUK jeni më prindër. Prindëria juaj do të justifikohet vetëm me atë frikën që ka cdo qënie njerëzore që të mos zhduket.

Ju bëtë seks, u kënaqet duke e mbushur vaginën me farën tuaj dhe kaq. Ju vetëm se keni meritë që nuk u zhdukët. Mirëpo mbrapa krahëve tuaj ju latë disa fëmijë që edhe i syrgjynosët me duart e juaja. Për mua, atëherë ju do të jeni më fajtorë se vetë politika kriminale shqiptare që ka si qëllim që Shqipëria të banohet vetëm prej idiotëve dhe puthadorësve.

Prindër shqiptarë. Ngrihuni përkrah bijve tuaj sa nuk është vonë. Zbytheni frikën e persekutimit prej partisë politike shqiptare që ju punësoi apo pasuroi.

Mos haroni se keni lotuar kur erdhën në jetë. Keni qarë nga gëzimi me syckat e tyre të vegjël, foshnjorë dhe rinorë. Mos harroni qumështin që i këni dhënë, këshillat dhe bukën e vyer me të cilën i keni rritur. Arsimi cilësor është opozita më e ideale dhe e fuqishme.

Përndryshe thënien e famshme të Konicës unë do ta transformoja kështu:

Shqipëria ekziston prej frikës së prindërve që të mos zhduken.

Shqipëria u zbraz prej prindërve që tradhëtuan bijtë e tyre.

Shqipëria do të mbijetojë vetëm prej prindërve që dashuruan bijtë e tyre skllevër/idiotë!!

Rezart Palluqi
Holandë, dhjetor 2018

Share: