Nga Rezart Palluqi
Deri dje na akuzonin se ne nuk nuk e duam vetveten. Se Evropa duhet te vije tek ne dhe jo ne te shkojme drejt Evropes. Se ne jemi nje popull qe fleme gjume dhe dime vetem te pime kafe e t’iu bejme sehir pushtetare qe na vjedhin pasurite natyrore dhe kasen e shtetit. Po sot ku jane ambasadoret e huaj? Perse nuk e perkrahin protesten e studenteve?
Perse nuk i bejne thirrje Edi Rames qe te zgjidhe problemin me kryesor qe nje vend mund ta beje Demokraci perendimore. Ku eshte ambasada holandeze qe deri dje financoi Freshin, organizaten terroriste rinore? Po shoku Lu, ku eshte? Sepse deri dje na akuzonte se jemi te qullet dhe mazokiste?
I bej thirrje ambasadoreve te huaj qe te mbajne nje qendrim te prere dhe te qarte ndaj Diktatorit Edi Rama. Ta bejne kete jo per hatrin tim por per te mbrojtur dinjitetin e Demokracise perendimore qe edhe ata supozohet te perfaqesojne.
Deri kur do t’i perdorni o ambasadore ambasadat si shtepi pushimi per familjet tuaja ne Tirane? Deri kur kur do ta tregetoni heshtjen me nje cope mishi te pjekur ne helle diku andej nga maja e malit Tomorr? Dilni nga guacka e heshtjes se peshtire. Mbani nje qendrim te sinqerte ndaj drames katastrofike qe vlon ne kraharorin e studenteve dhe djepit te sterkorruptuar te arsimit shqiptar. Bejeni kete edhe nje here jo per interes timin apo studenteve shqiptare por ne radhe te pare per te perligjur lirite dhe perkrahjen sociale qe gezojne studentet ne vendet e juaja te lindjes!!
Bejeni edhe per te treguar se ju ruani ne gjak nje antibiotike te fuqishme qe edhe ju mbron prej virusit vrastar ideologjik dhe korruptiv enverist. E nese vazhdoni te heshtni ju ne syte e mij nuk dalloni asapk prej pjellave post-enveriste. Megjithese eshte edhe nje arsye tjeter perse heshtni. Ju doni qe te thithni ajken shqiptare e ta perdorni ate ne vendet e juaja. Ambasada amerikane eshte ne kete pike kryekampione!!
Epo atehere nuk keni perse te na akuzoni qe s’po behemi vend evropian. si do ta realizonim ne nje gje te tille nese ju heshtni ndaj kryengritjes se studenteve dhe pastaj iu hapni dyert ne podiumet e juaja euro-atlantike?
R.P