Home KRYESORE “Po përsëritet skenari Tahiri”, deputeti tregon çfarë fshihet pas ndryshimeve në qeveri

“Po përsëritet skenari Tahiri”, deputeti tregon çfarë fshihet pas ndryshimeve në qeveri

Ndryshimet në qeveri, të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, kanë sjellë një mori reagimesh, ndër të cilat është edhe ai i deputetit të PArtisë Demokratike, Agron Shehaj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se kjo që po ndodh është përsëritje e skenarit “Tahiri”.

Sipas tij, ndryshimet në qeveri janë thjesht një manovër dinake për të ndërtuar një fasadë të re, nën të cilën, Edi Rama do të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin dhe oligarkët.

Postimi i plotë:

Ndryshimet në qeveri janë përsëritje e skenarit Tahiri: Edi Rama largoi disa ministra të inkriminuar para se faktet e inkriminimit të tyre të bëhen publike dhe bashkë me ta hoqi edhe ca të tjerë për të dhënë idenë e reflektimit për të përmirësuar qeverisjen. Ndryshimet në qeveri janë thjesht një manovër dinake për të ndërtuar një fasadë të re, nën të cilën Edi Rama do të vazhdojë të bashkëqeverisë me krimin dhe oligarkët.

(B.B/ Faxweb.al)

Share: