Home KRYESORE Protestë dhe shembje tek Unaza e Re

Protestë dhe shembje tek Unaza e Re

Në njërën anë protestohet e në anën tjeter vazhdojnë shembjet me konsensus. Kjo ndodh tek Unaza e Re, ay ku projekti për zgjerimin e rrugës ka hasur në kundërshtinë e banorëve që protestojnë që në fillim të nëntorit. Teksa banorët protestojnë, një grup syresh kanë pranuar të bashkëpunojnë me bashkinë për shembjen e objekteve te tyre pa leje. Kryesisht kanë qenë godina të vjetra, lavazhe apo gomisteri ato që janë shembur pranë rrethrrotullimit të Shqiponjës.

Bashkia e Tiranës thotë se ka shkuar në 30 numri i objekteve të shembura.

Veliaj u shpreh sot se “ne shqiptarët mobilizohemi dhe gjejmë ura bashkëpunimi, mund të bëjmë urë, mund të bëjmë unazë, mund të bëjmë Pazar, mund të bëjmë shesh, mund të bëjmë kënde lojërash”.

Kundër shembjes nuk janë vetem pronaret e shtepive që u eshte pezulluar leja e legalizimit, por edhe ata që jane me dokumente te rregullta pronesie. Sipas tyre projekti i rruges eshte korruptiv dhe qeveria nuk u ka derguar asnje shkrese zyrtare, por kerkon tu shembë shtepite në menyre arbitrare. Opozita është duke mbështetur protestën e banorëve të Unazës së Re, njohur si “Astiri”./Opinion.al

Share: