Gjithsej 79 zëvendësministra, në 21 ministri janë të emëruar aktualisht në Qeverinë “Haradinaj”. Vetëm një zëvendësministër i kushton shtetit 2 mijë e 750 euro në muaj, e 32 mijë e 520 euro në vit. Ndërkohë, që të gjithë zëvendësministrat bashkë e “tkurrin” buxhetin e shtetit më të varfër në rajon për 2 milionë e 569 mijë e 80 euro në vit, shkruan Gazeta Express.
Paga e një zëvendësministri është 1 mijë e 200 euro.
Përjashtim bëjnë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe e Integrimeve Evropiane, të cilat kanë mbetur me vetëm nga një.
Numri i madh i tyre përveç që është vlerësuar si i panevojshëm nga monitorues të ekzekutivit, i kushton Kosovës edhe në aspektin financiar.
Përveç pagës, pozita e zëvendësministrit atyre u ka siguruar shumë benefice të tjera. Ata marrin para nga buxheti i shtetit edhe për ushqim, derivate, telefona.
Vetëm për telefonat e zëvendësministrave ishin paraparë të shpenzoheshin 63 mijë euro. Gjithë kjo ngase secili zëvendësministër me tu emëruar në këtë pozitë ka të drejtë që të blejë një telefon në vlerë deri në 800 euro, ndonëse nuk ka ndonjë të dhënë se sa prej tyre e kanë shfrytëzuar këtë benefit.
Secili zëvendësministër sapo te emërohet në pozitë të tillë ka të drejtë që të blejë një telefon të dorës në vlerë rreth 800 euro. Një zëvendësministër mund të bëjë thirrje me telefon për një muaj në vlerë deri një 150 euro, si dhe me telefon nga zyra deri në 100 euro.
Ndërsa për ushqimin dhe pijet e tyre, ata mund të shpenzojnë rreth 16 mijë euro në muaj, përkatësisht secili nga 200 euro. Derisa nuk kanë asnjë limit se sa mund të shpenzojnë për karburante me vetura zyrtare, por mesatarja është 200 euro në muaj.
Shpenzimet e zëvendësministrave nuk mbarojnë këtu. Ata kanë të drejtë që të kenë edhe një asistentë dhe një shofer. Paga e asistentit të zëvendësministrit është 419 euro, ndërsa paga e shoferit është 441 euro.
Një zëvendësministër ka po ashtu në dispozicion 3 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, si dhe gëzon të drejtën e marrjes së 70 për qind të pagës për gjashtë muaj pasi të largohet nga puna.
Ja lista e plotë e zëvendësministrave dhe Ministritë përkatëse në të cilat ata ushtrojnë pozitën e zëvendësministrit.
Zëvendësministrat e emëruar të Qeverisë së Republikës së Kosovës (79)
MFSK – Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës
- z. Burim Ramadani ,
- z. Agim Çeku
MMPH –Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ,
- z. Aleksander Spasić,
- z. Kurtan Kajtazi ,
- z. Bashkim Musliu
- z. Besim Demi
- znj. Milena Zdravkovic
- z. Gjergj Beka
MZHE – Ministria e Zhvillimit Ekonomik
- z . Hamza Balje
- z. Usmen Baldzi
- z. Xhavit Zariqi
- z. Gani Koci
- z. Sami Zeka
MPMS- Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
- z. Çerkin Dugolli
- z. Vesel Makolli,
- z. Lulzim Leci
- z. Miloš Perovič ,
- z. Besart Jashari ,
- z. Abdyl Ymeri
MASHT- Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë
- z. Heset Sahiti,
- z. Arbër Geci ,
- z.Bajrush Sezairi ,
- z. Artan Berisha
- z. Azem Guri
- z. Muhamet Kelmendi
MF – Ministria e Financave
- z. Fatmir Gashi,
- z. Bojan Stojanović,
- z. Mustafa Graica
- z. Hyzer Gashi
MeD dhe IS – Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike
- z. Çerim Bajrami,
- z. Faruk Nura
- z.Arian Daci,
- z. Afrim Bekteshi
- z.Isni Kilaj
MTI – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë
- znj. Arbëresha Krasniqi,
- z.Fadil Arifi
- z.Bekim Jupa
MD – Ministria e Drejtësisë
- znj. Vesna Mikič
- z.Naim Qelaj
- z.Fadil Nura
MPB- Ministria e Punëve të Brendshme
- z. Milan Radojevič,
- z. Izmi Zeka ,
- z. Abduselam Shkodra
- z. Isa Xhemajlaj
- z.Ekrem Mustafa
MPJ – Ministria e Punëve të Jashtme
- znj. Rejhane Vuniqi ,
- z. Besnik Hoti,
- z. Anton Berisha
MBPZHR – Ministria e Bujqësis Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- z. Vesel Krasniqi,
- z. Jeton Emini,
- z. Shukri Maxhuni
- z.Muvledin Krasniqi
MAPL – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal
- z. Bashkim Krasniqi
- z.Beqir Fejzullahu
MKRS – Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit
- znj. Burbuqe Bakija Deva
- z. Resul Makreshi,
- z. Boban Stanković ,
- z. Rexhep Mazrreku
- z.Arhim Ajazi
- znj.Leonora Morina-Bunjaku
MZHR – Ministria e Zhvillimit Rajonal
- znj. Magbule Shkodra
- z. Esat Raci
MSH – Ministria e Shëndetësisë
- z. Ali Berisha,
- z. Agim Çaka
- z. Granit Abdullahu
- z. Rrustem Musa
MKK – Ministria për Komunitete dhe Kthim
- z. Naser Meta ,
- z. Qazim Rrahmani
- z. Milazim Gashi
- z. Florent Hoxha
MIN-Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë
1.z. Bujar Cakolli
MI-Ministrin e Infrastrukturës
- z. Rexhep Kadriu
- z. Idriz Selimaj
- z. Femi Mujota
MAP- Ministria e Administratës Publike
1.z.Sami Hajdari
- z..Hajredin Hyseni
3.z. Bujar Nerjova
MIE- Ministria e Integrimit Evropian
1.z. Lirak Çelaj
v.l/ Dita