Home KRYESORE Rama mbledhje me rektorët, reagojnë studentët: Lojë për vëmendje

Rama mbledhje me rektorët, reagojnë studentët: Lojë për vëmendje

Studentët kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre dhe nuk heqin dorë nga protestat.

Pas takimit të kryeministrit Edi Rama me rektorë dhe dekanë të universiteteve publike, teksa u shpreh se duhet shkarkuar gjithë bordi i administrimit dhe duhet parë autonomia e Uni veristëve, studentët shprehen se kjo është një lojë e kryeministrit për të marrë vëmendjen dhe për tja hedhur fajin dikujt tjetër.

“Shpërqendrim për tja hedhur fajin dikujt tjetër. Reagimin tij duhet ta nisë nga plotësimi i 8 pikave. Ne duam zgjidhje të çështjes tonë dhe nuk duam tja dimë kush është heroi. Ne nuk heqim dorë deri në zgjidhjen e 8 pikave tona. Pushtetarët nuk kanë me kë të merren dhe bëjnë lojë për të tërhequr vëmendjen. Nuk duam dialog, por duam plotësimin e pikave”- shprehen studentët.

Kujtojmë se në ditën e nëntë të protestës, studentët pasi qëndruan për disa orë para Kuvendit u stacionuan tek Kryeministria dhe vazhdojnë të qëndrojnë ende.

Share: