Home KRYESORE Rama-studentëve: Ju jeni aleatët e mi, jo të Lulit e Monikës. Lëreni...

Rama-studentëve: Ju jeni aleatët e mi, jo të Lulit e Monikës. Lëreni ata!

Kryeministri Edi Rama po mban një fjalim të gjatë në ERTV në përgjigje të protestës së studentëve. Rama nuk u ka kthyer përgjigje kërkesave që kanë bërë studentët, por ka përsëritur kërkesën për dialog. “Unë nuk jam zoti që ju bëni kërkesa dhe unë i zgjidh me shkop magjik”, tha ai.

Më pas me revoltë ai u drejtua studentëve: “Ju nuk jeni aleatët e Lulit e Monikës, jeni aleatët e mi. Hajdeni të dialogojmë të zgjidhim problemet”.

“Kemi gjetur profesorë rekordmen që udhëhiqnin 41 student për tu bërë doktor. Unë u them studentëve, atyre të vitit të parë dhe atyre të vitit të dytë që kanë dalë tani në protestë. E di kush jeni ju? E dini kush jeni? Ju jeni ata që keni hyrë në universitet se keni marrë atë që keni merituar. Dhe nuk ju ka dalë përpara djali kryeministrit, as kunata, e as leku e asgjë.

Është e vërtetë kjo gjë apo jo, të marri megafonin dhe të thotë që është e vërtetë apo nuk është e vërtetë. Unë e them këtë se jeni aleatët i mi, dhe unë jam aleati juaj, nuk jeni aleati i i Lulit e Monës, e as i komshiut. Shko tek varri i Qemal Stafës, futur tek bodrumi i Monikës, ik tek bahçja e Lulit, lërini ata se ata kanë punën e tyre kanë tjetër drejtim”.

Rama për vlerat në universitet

“Kam dëgjuar profesorë që janë pjesë e problemit, se kujtojmë se u erdhi dita të marrin edhe ata…(e lëmë këtu) të bëjnë ata një Dhjetor të Dytë… Ata thotë Kryeministri të zbatojë kërkesat. Cilat kërkesa? Tarifat patjetër hajdeni ti duskutojmë dhe unë mbështes arysetimet racionale dhe mbi të gjitha e ndjej dhimbjen e atyre prindërve e studentëve (që janë student dhe masha politike) që kanë nevojë për mbështetje. Tarifat nuk i vendos qeveria, qeveria vendos një tavan dhe ato nuk janë rritur që nga 2014. Patjetër ne jemi gati të investojmë nga taksat për të mbështetur studentët në pagesën e tarifës”, tha Kryeministri.

Më tej ai lexoi një sms të një studenti të Ekonomikut pa i përmendur emrin i cili thoshte ne nuk sjellim përfaqësi pasi këshillat studentore nuk janë rifreskuar që nga 2011. Po kështu studenti i thoshte se tarifat janë të shtrenja dhe në fakultet mungojnë kushtet, ngrohja, bankat e dëmtuara etj. po sipas studentit nuk ka sistem vlerash.

Dhe pikërisht këtu u mbështet Rama kur tha se problemi i universitetit nuk është vetëm financiar, por është problemi i vlerave. Dhe për këtë ai i ftoi sërish studentët të ulen bashkë në dialog: “I pres të gjitha 100 nga 100 i takoj të gjithë por jo me ultimatume!” /Opinion.al

Share: