Home KRYESORE Realizimi i Ëmbëlsirave Tradicionale, aromë festash nga zonjat e qytetit të shijes...

Realizimi i Ëmbëlsirave Tradicionale, aromë festash nga zonjat e qytetit të shijes Neranxi

Sot me 8 dhjetor në ditën e festes se Rinise ne ambientet e Institutit Kulinar Neranxi ose Qytetit te Shijes siç njihet ndryshe nga publiku, aromën e kendeshme te ushqimit nuk e bene si zakonisht docentet dhe studentet e shkollës se gatimit, por dy zonja nga administrata e larte e kompanisë Neranxi.

“Open Day” sot e realizuan drejtuesja Nurie Neranxi dhe përgjegjësja e Exp & Imp ne kompani, Eni Xhangolli te cilat mënge-përveshura dhe me pasionin e zonjave te shtepise realizuan ëmbëlsirat tradicionale te festave te fundi vitit pikërisht ne laboratorin e brumërave.

Keto dy zonja te cilat janë përgjithësish ato qe përzgjedhin me se miri lendet e para për ingredientet me cilësore, për tua servirur klientëve shqiptare dhe amvisave te çdo shtëpie, demonstruan se dine edhe si ti përgatisin vete recetat dhe sot realizuan bakllavanë, kadaifin.

Ato treguan ne veten e pare se ideja e “Open Day” është mjaft origjinale sepse te jep një kënaqësi me shume se te shkosh dhe te shijosh gatimet ne restorant, pra atë te degustimit te ushqimit te cilin e gatuan vete, ose merr pjese ne gatimin e tyre ne drejtim e një chefi profesional kuzhine ne Institutin Kulinar Neranxi.

Ne si popull kemi një dashuri të madhe për ëmbëlsirat, sidomos ato tradicionale, por gjithsesi ato shijojnë me shume kur ato realizohen nga drejtueset e kompanisë ku punon. Te paktën, sot kjo vlejti, për punonjësit e kësaj kompanie gjigante qe shijuan aromat e bakllavasë, kadaifit, por edhe një byreku te cilët u degustuan prej tyre.

Ne fund, duket se me te kënaqurat ishin zonjat Neranxi dhe Xhangolli te cilat pervec pasionit te artit te gatimit, morën dhe komplimentet e punonjësve për shijet qe i dhuruan atyre dhe sigurisht qe ato edhe shijuan me shume se te tjerët ato qe përgatiten vete. 🙂

 

Share: