Home KRYESORE Robert Aliaj mbështet studentët, së bashku me të bijën në protestë

Robert Aliaj mbështet studentët, së bashku me të bijën në protestë

Robert Aliaj mbështet studentët, së Pavarësisht shfuqizimit të VKM për tarifën e provimeve të mbartura, studentët nuk tërhiqen nga protestat e tyre deri në plotësimin e të gjitha kërkesave.

Studentët kanë bojkotuar edhe sot mësimin, ndërsa nga të gjitha fakultetet e Tiranës janë mblidhur tek Ministria e Arsimit. Studenteve të Tiranës, pritet t’u bashkohen edhe studentët nga Universitetet e Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës.

Ndërkohë studentët pasi nisën marshimin nga kryqëzimi i ’21 Dhjetorit’, ata u ndalën tek ‘Zogu i Zi’, ku u ulën në gjunjë. Me ta u solidarizuan edhe qytetarë të thjeshtë, ndërsa më pas vijuan ecjen përgjatë Rrugës së Durrësit.  “Eja mblidhuni këtu, këtu”, “Ulni tarifat”, “Shqipëria është e jona”, “Jo politikë” këto janë disa nga thirrjet që të rinjtë lëshojnë në kor.

Pjesë e protestës u bë edhe Artisti Robert Aliaj. Ai dha mesazhin e fortë për rininë shqiptare, që ajo mos të ndalet. “Mos u ndalni, bëni diçka sot që fëmijët tuaj që të kenë të bëjnë diçka. Unë ju përshëndes”, tha Aliaj, ndërsa shoqërohej nga vajza e tij. “Jam shumë e lumtur që të jem këtu mes jush”, tha vajza e tij në anglisht./opinion.al

Share: