Home Gjeo-Ekonomia Shkoder, mblidhen institucionet per sigurine publike.

Shkoder, mblidhen institucionet per sigurine publike.

Më datë 11 Dhjetor në sallën e Bibliotekës Publike “Marin Barleti” u mbajt mbledhja e dytë e Këshillit për Sigurinë Publike Shkodër.

Në fillim të takimit të moderuar nga z. Lavdrim Lita, u përmbledh takimi i parë dhe projekti “Multi-Agency Approach to Prevent and Address Violent Extremism” në sajë të të cilit u krijua ky Këshill informal nga GUS Albania.

Gjatë mbledhjes përfaqësuesi nga Policia shprehu nevojën për të zhvilluar takime dhe për të realizuar postera informues për nxënësit dhe mësuesit rreth ekstremizmit. Gjithashtu doli që dhuna dhe gjuha e urrejtjes janë fenomene të ndjeshme nëpër ndeshje dhe u propozua nga Gruaja te Gruaja dhe Zyra e Këshillimit për Djemtë dhe Meshkujt e Dhunshëm që të punohet me Klubin sportiv dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë.

Duke folur për shkaqet e fenomenit, u diskutua se cilat janë fazat dhe siptomat që shoqërojnë radikalizimin e një individi; në të njëjtën mënyrë u shpjegua se cilat janë format e përballjes me fenomenin (parandalimi, identifikimi, adresimi dhe ndërhyrja).

Iu dha një hapësirë e rëndësishme margjinalizimit dhe u përsërit disa herë që mungesa e lidhjes së periferive dhe zonave të thella me shtetin e bën të domosdoshmëm përqëndrimin e organizatave në këto zona; sa i perket gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit Z. Filomena, përfaqësuese e Komisionerit për Diskriminim, pranoi që ka një vështirësi në ndarje informacionesh dhe bashkëpunimi mes institucionit të posaçëm dhe shoqërisë civile, ndaj shpjegoi se si mund të veprohet pas një episodi të tillë.

Z. Elida Delia e Fondacionit Mary Ward Loreto ndau disa nga përvojat e përditshme me punën për fuqizimin e gruas dhe ftoi pjesmarrësit dhe shoqërinë civile në nismën e radhës të organizuar nga Fondacioni. Të njëjtën gjë bëri dhe Operazione Colomba, duke ndarë me pjesëtarët e Këshillit fushatën e fundit kundër gjakmarrjes dhe duke lënë takim për tryezën e rrumbullakët të ditës së nesërme.

Përfundimisht fjalët kyqe u dukën të jenë bashkëbisedimi mes palëve, ndarja e informacioneve dhe harmonizimi i tyre me qëllim bashkërendimin dhe hartimin e një strategjie të përbashkët në luftën që synon parandalimin e fenomenit më shumë se sa ndërhyrjen e vonë në shoqërinë shkodrane.

Share: