Home KRYESORE Kuzhina meksikane e mbrojtur nga UNESCO

Kuzhina meksikane e mbrojtur nga UNESCO

A e dini se: Kuzhina Meksikane është pjesë e listës së “Trashëgimnisë së paprekshme botërore kulturore” dhe mbrohet nga UNESCO? Kjo i dedikohet veçantisë, kulturës tradicionale meksikane e cila është e lidhur ngushtësisht me gatimin vendas dhe vlerat që ajo mbart.

Kuzhina meksikane përfshin një përzierje të kulturës indigjene mesoamerikane dhe asaj europiane, kryesisht spanjolle. Kështu, përbërës kryesorë vazhdojnë të mbeten misri, fasulet e bishtajat si dhe specat e kuq e sidomos ata djegës, por kuzhina spanjolle ka shtuar një sërë elementësh si: bulmeti (kryesisht djathi) si dhe llojet e ndryshme të mishit që nga pula e deri tek qingji.

Megjithatë kuzhina meksikane ka disa elementë të veçantë në përbërësit e saj të cilët e dallojnë nga çdo kuzhinë tjetër. Salcat e ndryshme, erëzat e ndryshme, elementët pikantë, pijet si mixer domatesh me pak kastravec apo mikser ananasi dhe kastarvec, bëjnë që pavarësisht kulturës nga vijmë, të jemi kuriozë për shijimin e tyre dhe pse jo gatimin e tyre.Kuzhina meksikane karakterizohet nga ideja e gatimit shtëpiak, pra kushdo mund t’i gatuajë ato edhe vetë në mjediset e kuzhinës personale, mjafton pak njohuri mbi këto receta gatimi.

Është pikërisht ideja e bashkimit, e festës dhe e bashkëpunimit midis njerëzve ajo që veçantia e kësaj kuzhine synon të realizojë përmes shijeve të shumëllojshme e fantastike të saj.

Kompania “Neranxi” ka sjellë linjën “Casa Fiesta” me të cilën çdo specialist i kuzhinës apo shtëpiake mund të gatuajë pjata të shijshme.

Share: