Gjatë debatit në emisionin “Repolitix”, ku të ftuar në panel ishin Arlind Qori, përfaqësues i ‘Lëvizja për Universitetin’, Olti Rrumbullaku, pedagog i Universitetit të Tiranës, Plarent Ndreca, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit dhe Taulant Muka, ish zëvendës ministër i Arsimit, u zbulua një tjetër kërkesë, e cila rrezikon të thellojë edhe më tepër hendekun mes qeverisë dhe studentëve.
Pedagogu i njohur Arlind Qori tha se studentët kërkojnë edhe ndryshimin e ligjit të Arsimit të Lartë, pasi sipas tij, ligji aktual ka rënë.
Të njëjtin qëndrim ndau edhe studiuesi dhe ish-zv/ministri i Arsimit Taulant Muka i cili shkoi edhe më tej kur tha se ministrja Lindita Nikolla duhet të japë dorëheqje nga posti.
Ndërsa për ish-sekretarin e Përgjithshëm të MAS, Plarent Ndreca, kërkesat e studentëve janë të dyshimta, pasi sipas tij ata po refuzojnë dialogun me qeverinë.
Nga ana tjetër, pedagogu i Fakultetit Ekonomik, Olti Rrumbullaku, i cili gjithashtu mbështet protestat e studentëve, pozitive është fakti që të rinjtë kanë dëbuar partitë e politikën dhe po e mbrojnë vetë kauzën e tyre.
Sa i takon kërkesave të studentëve, paneli ishte dakord te pjesa e investimeve nga ana e qeverisë në infrastrukturën universitare dhe atë akomoduese…
o.j/dita