Momente tensioni mes studenteve dhe policisë tek Kryeministria. Mësohet se policia nuk ka lejuar ngrohëset prej gazi, çka ka shkaktuar reagimin e studentëve.
Në një video të siguruar nga gazetari Erjon Skëndaj për “BalkanWeb” shihet se studentët thërrasin në kor “turp, turp”.
Policia ka bllokuar ngrohëset prej gazi, ndërsa studentët shprehen se do vijojnë të qëndrojnë edhe sonte para Kryeministrisë pavarësisht temperaturave të ulëta.
“Punonjësit e policisë na penguan, këtu është bërë një shtetrrethim, te kjo rruga kam numëruar 10 policë, janë shtuar forcat e policisë kudo. Nuk plotësuan procervebal për ata që morën. Nuk tërhiqemi nga qëndresa jonë natën. Kryeministri mund të deklarojë çfarëdolloj gjëje në media, por ky është realiteti”- shprehen studentët të cilët janë në ditën e 10 të protestës së tyre./TPZ.al