Gazeta The Independent shkruan se shumë studente britanike kanë zgjedhur të bëhen punonjëse seksi për të paguar tarifat e studimit. Sipas gazetës, ka një numër në rritje të të rinjve që zgjedhin prostitucionin.
Një alarm ngrihet nga britanikja The Independent se universitetet janë mbushur me prostitucion, pasi vajzat e reja po shesin trupin për të përballuar shpenzimet e studimeve. Gazeta zbulon se ka një rritje të numrit të të rinjve që kanë vendosur të marrin këtë drejtim për të gjetur para, dhe se vetë universitetet nuk kanë bërë asgjë për t’a trajtuar fenomenin.
English Collective of Prostitues, një organizatë që lufton prostitucionin, raporton se shumica e vajzave kthehen në prostitucion për të mbuluar nevojat e thjeshta ditore, siç janë e-mailet dhe faturat. Shumë prej tyre janë edhe të rinjtë që nuk kanë para të mjaftueshme për tarifat e tyre të shkollimit.
Për The Independent ka folur edhe një vajzë e cila ka dashur të mbetet anonime, dhe thotë se bursa studentore nuk i dilte për të paguar qiranë. Vajza, sot 22 vjeçe, shet turpin e saj online, pasi thotë se nuk ka rrugë tjetër. E reja, sqaron se ka në plan të vazhdojë edhe doktoraturën.
“Dua të mësoj dhe gjithmonë kam dashur të studioj. Sipas mendimit tim, vetëm duke siguruar shkollim të mjaftueshme do të jem në gjendje t’i shpëtoj prostitucionit. Kjo është mënyra e vetme për të pasur sukses në jetën e atyre që nuk kanë lindur me shumë para”.-shprehet studentja.