Situatë alarmante duket në doganën e Kakavijës në Gjirokastër.
Policia kufitare ka kthyer pas me dhjetra grekë që kërkonin të hynin në Shqipëri me destinacionin Bularatin, ku sot do të përkujtohen të 40-tat e Konstantinos Kacifas.
Kacifas u vra më 27 tetor në një përpjekje me forcat Renea pasi kundërshtoi me armë forcat e policisë
Deri më tani mësohet se janë 70 shtetas grekë të cilët janë kthyer pasm, pas kontrolleve që u janë bërë nga policia kufitare.
Ndërsa 5 autobusë me shtetas grekë kanë hyrë tashmë në Shqipëri.
Burime mediatike thonë se shtetasit grekë janë përplasur edhe me gazetarët shqiptarë, duke kërkuar që të mos filmohen.
Por po ditën e sotme, tubime shqiptare janë paralajmëruar edhe përballë Konsullatës Greke në Gjirokastrës.
Grupet patriotike shqiptare do të kërkojnë zbardhjen e 7 vrasjeve të shqiptarëve të ndodhura kohët e fundit në Greqi.
Ndërkohë që bëhet me dije se sot në Gjirokastër ka edhe një prani të shtuar të policisë shqiptare dhe të forcave të antiterrorit, me qëllim për të shmangur çdo incident të mundshëm./Opinion.al