Home KRYESORE Vonesa në marrjen e Diplomës penalizon studentët që duan të shkojnë jashtë

Vonesa në marrjen e Diplomës penalizon studentët që duan të shkojnë jashtë

Studentët e drejtësisë denoncuan në STOP se kanë përfunduar studimet, por kanë më shumë se 6 muaj që nuk kanë marrë kartonin e diplomës. Këtë e pranon edhe dekani i Juridikut, Artan Hoxha, i cili thotë, se problemi do të zgjidhet shpejt.

Unë kam mbaruar studimet në muajin Qershor në Fakultetin e Juridikut, kam bërë mbrojtjen e diplomës, kanë kaluar 6 muaj dhe unë ende nuk e kam marrë kartonin e diplomës. Kjo më penalizon pasi kam pasur synimin për të vazhduar një cikël të dytë studimesh jashtë shteti dhe një ndër dokumentet që më duhet është edhe kartoni i diplomës. Kemi shkuar shumë herë pranë Fakultetit dhe nuk na është dhënë asnjë përgjigje”, tha një studente për mikrofonin e STOP.

Një tjetër studente tha se që në muajin Qershor kanë bërë edhe pagesën për kartonin e diplomës, por që atëherë nuk kanë marrë as përgjigje dhe as karton.

Share: