Home KRYESORE Vrasjet; Athina i përgjigjet Tiranës: Tregoni vetëpërmbajtje!

Vrasjet; Athina i përgjigjet Tiranës: Tregoni vetëpërmbajtje!

Qeveria greke ka reaguar pas deklaratës së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila shprehu shqetësimin për vrasjen e 4 shqiptarëve në Greqi përgjatë dy javëve të fundit.

MEPJ dënoi ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ngjarje në Greqi, por shteti helen thotë se ato nuk korrespondojnë me realitetin në Greqi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Aleksandros Genimatas tha se të gjitha këto raste janë nën hetim nga autoritetet.

Ai u shpreh se Greqia është një vend evropian, ku sundimi i ligjit funksionon në mënyrë efektive dhe i bëri thirrje Ministrisë së Jashtme shqiptare që të tregojë përgjegjshmëri.

“Greqia është një shtet europian ku shteti i se drejtës funksionon në mënyre efektive. Autoritetet përkatëse i trajtuan menjëherë çështjet qe përmend Ministria e Jashtme e Shqipërisë, të cilat u hetuan dhe u zbardhen, siç shprehet edhe policia në deklaratë. Vendosmëria e autoriteteve greke për goditjen e krimit, në çdo forme të tijin është e ditur. Ne dënojmë çdo akt dhune dhe racizmi, që mund të kushtoje edhë jetë njerëzore. Deklaratat e Ministrisë se Jashtme Shqiptare nuk i përkasin realitetit dhe janë të papranueshme. Duke pritur përfundimin e hetimeve të vrasjes se shtetasit grek, Kostantinos Katsifas nga forcat speciale shqiptare, ftojmë Ministrine e Jashtme Shqiptare të jetë me e përgjegjshme dhe te tregoje durim dhe vetëpërmbajtje”- ka thënë Aleksandros Genimatas.

v.l/Dita

Share: