Nuk bëhet fjalë për ndonjë film, e as për ndonjë ngjarje të vërtetë, por për romanin psiko-triler të shkrimtarit Ilir Muharremi. Personazhi kryesor me gjakëftohtësi vret shokun e ngushtë, e copëton trupin e tij, skuq mishin e tij dhe e ha me qejf. Të dashurën e vret në fund të romanit të cilën e copëton me tortura më ekstreme mesjetare. Në vazhdim po ju sjellim një fragment:
“E binda dhe e drejtova në shtëpinë time. Doja kinse të vrisja veten në prani të tij dhe kinse me pahir revolja shkrepi në gjoksin e tij. E copëtova, çdo ditë skuqja mishin e tij dhe e haja me qejf. Arsyeja e thjeshtë është ajo se çfarë më shtyri të haja mish njeriu. Thjeshtë kisha kuriozitet të provoja se si ishte shija e mishit të njeriut. Nuk kam ndonjë qëllim tjetër. Shumë shpesh edhe xhiroja veten teksa luaja monologë në sy të viktimave. Viktimën e parë e obligova të zhvishej dhe të hynte në vaskë, më pas e vrava me pahir. Doja që në sy të tyre të isha i pafajshëm. Kurrë e vrava e ktheva përmbys, mbusha vaskën me ujë të ngrohtë të shkrifej kufoma, më pas fillova ta presë në copa të vogla dhe e skuqa në tigan. Kur e skuq mishin e njeriut i shtoj domate, vaj ulliri…”