Home KRYESORE ZGJEDHJET NË PD/ TIRANË, NJËSIA NR.2 ME KRYETARE TË RE. JA EMRI...

ZGJEDHJET NË PD/ TIRANË, NJËSIA NR.2 ME KRYETARE TË RE. JA EMRI SAJ DHE I DISA KRYETARËVE TË ZGJEDHUR NË RRETHE.

Zgjedhjet në Partinë Demokratike kanë vijuar edhe sot për të përmbyllur procesin në gjithë vendin, ku risi pa diskutim është Dega nr.2 në Tiranë me kryetaren e re të zgjedhur, Mirlinda Çollaku.

Në procesin zgjedhor ku morën pjesë gjithsej 197 votues, Mirlinda Çollaku mori 113 vota përballë kryetarit aktual, Edison Çela i cili mora 84 vota.

Ndërkohë në Elbasan, Eguen Isai u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike me 378 vota, përballë Zamir Muzhaqit, i cili fitoi vetëm 80 vota

Në Kukës u rikonfirmua si kryetar Arif Rexhmati me 118 vota, duke mposhtur kështu Sekretarin organizativ të Degës, Fasli Germizin, i cili mori 16 vota.

Ndërsa në Kuçovë, në garën në mes të Vehbi Luzi dhe Ilir Koxhait, Vehbi Luzi u zgjodhë kryetar y kësaj dege me vetëm 8 vota diferencë nga 180 sa votuan.

Ndryshe, në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha firmosi urdhrin për strukturat, duke i kërkuar grupit të punës që do të organizojë zgjedhjet, të mbështesë kandidatët dhe t’i sigurojë atyre akses të barabartë.

“Grupi i Punës mbështet kandidatët dhe i siguron akses të barabartë të tyre në: Listat e anëtarësisë. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në komisionin e votimit. Prezencën e përfaqësuesve të kandidatëve në procesin e numërimit të votave dhe shpalljen e rezultatit,” theksohet në udhëzimin e firmosur nga Lulzim Basha për zgjedhjet për drejtues lokalë të PD-së që duhet të zhvillohet në periudhën 23 nëntor – 2 dhjetor.

Pra, sot pritet të përfundoi zgjedhor duke përfshirë edhe krerët e degëve në Tiranë. Në përfundim të këtij procesi do të përzgjedhet edhe figura qendrore për qytetin e Tiranës, i cili do të koordinojë dhe organizojë demokratët në kryeqytet.

Share: