Home KRYESORE Zheji: ministrat e rinj butona qe shtyp kryeministri!

Zheji: ministrat e rinj butona qe shtyp kryeministri!

Për drejtuesin e emisionit “360 gradë” Artur Zheji ministrat e rinj nuk janë gjë tjetër përveçse, këshilltarë apo sekretarë që kryeministri Rama i shtyp si butona.

Zheji: Këta janë pa një karrierë dhe pa një personalitet të fituar në betejat politike apo elektorale. Janë buton që shtyp kryeministri dhe që krijon ministra. P.sh një këshilltare të dytë e bëri ministre Kulture.  Këta ministra nuk do jenë gjë tjetër vetëm se këshilltarë apo sekretarë por që quhen ndryshe edhe ministra. Është vazhdimi i pushtetit të Ramës nëpër gjithë këto ministri. Pra personalitete më të zbehta që nuk kanë të kaluar politike. Janë njerëz që një pjesë e tyre në i pamë për herë të parë.  

Në një analizë që Zheji bëri me telefon për Ora News, u shpreh se ajo që Rama bëri në Asamble ishte një show dhe një mesazh për të thënë se unë jam mbi palët dhe këta janë fajtorët.

Zheji: Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor në gjërat që ndodhin. Ka vetëm një lartërsim teatral të figurës së Ramës i cili transmetoi live në mënyrë të drejtëpërdrejtë shkarkimin e 7 ministrave dhe emërimin e 7 të rinjve, të cilët jo të gjithë vijën nga karriera politike e brendshme e PS-së. Ky ishte qëllimi, të befasonte, të bënte show dhe të dërgonte këtë mesazh: Unë jam mbi palët, mbi protestuesit dhe mbi ata të cilët sot edhe mund të qajnë, por që janë mëkatarët e kësaj gjendje. Pra mëkatarët të shkojnë në shpi, ose të punojnë në parti. Ndërkohë të rinj do vijnë që të bëjnë punën që unë them, sepse unë jam mjeshtri i madh. Unë jam i pafajshëm sepse informohen me vonesë ose keqinformohen nga ata që sapo u larguan. Kjo është pjesa e keqe e qeverisë, kjo është pjesa e dështuar e PS. Unë do vazhdoj të sjell pjesën më të mirë në krye dhe do kërkoj të marr dhe mandatin e 3,4,5 etj. Një teatër i madh, ku Rama në fund të Vitit të Ri nuk bëri Babagjyshin e Vitit të Ri, por hodhi nga ballkoni Babagjyshin e Vitit të Ri. La të shtangur ministrat e vet, me të cilët ka ndarë shumë gjëra. Kësaj radhe i tha dilni nga tryeza e madhe e llokmave të pushtetit, do vijnë të tjerë sepse PS do vazhdojë të fitojë. Ju u diskredituat.

Share: