Home KRYESORE Zoti Berisha, këta studentë protestojnë edhe kundër jush!

Zoti Berisha, këta studentë protestojnë edhe kundër jush!

Nga Mentor Kikia

E ndoqa fjalimin entuziast të Sali Berishës sot në Qytetin “Studenti”. Opozita e gjithë ishte sot atje e ngazëllyer.

Ja çfarë tha ndër të tjera Berisha: “Të dashur studente dhe studentë, sot prej 4 ditësh kemi një dhjetor të dytë si asnjëherë tjetër universitetet e vendit kanë nisur një betejë të vendosur kundër një regjimi që quhet kakistokraci- nga greqishtja e lartë, më i keqi i të këqijve. Edhe ky regjim është regjimi i Edi Ramës.

Ky regjim ka përqendruar në dorën e vet të gjitha pushtetet. Ky regjim ka mbyllur Shqipërisë dyert e Europës me muret e drogës dhe të krimit. Ky regjim ka varfëruar dhe largon shqiptarët nga Shqipëria njëlloj si në ’91-in. Sepse ka vrarë shpresën në çdo shesh, në çdo rrugë, në çdo vatër, në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare”.

Po Zoti Berisha, është e vërtetë që atyre të rinjve u është vrarë shpresa, ndaj janë aty në rrugë. Por një nga vrasësit jeni edhe Ju, Ju personalisht dhe ish qeverisja juaj 12 vjeçare. Sepse ishit ju dhe ministrat e qeverisë tuaj që e bëtë korrupsionin normë, e bëtë standard shtetëror

Ndaj këta të rinj, janë sot aty për të protestuar edhe kundër jush.

Share: