Home KRYESORE A janë përgjuar ministra në “Santa Quaranta”? Ja çfarë deklaron Balili

A janë përgjuar ministra në “Santa Quaranta”? Ja çfarë deklaron Balili

Klement Balili gjatë një interviste me gazetarin investigativ Artan Hoxha është pyetur nëse në hotelin “Santa Quaranta”, pronë e familjes së tij; mund të jenë filmuar ministra të qeverisë Rama gjatë qëndrimit të tyre aty.

Jeni akuzuar sikur keni pasur lidhje direkte me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Sidomos në vizitat që ai ka bërë në Sarandë dhe duke përfshirë qëndrimin që ai ka bërë apo vizitat që ka bërë në hotelin “Santa Quaranta” me ministrat e tij. Është filmuar aty. Si është kjo, çfarë ka ndodhur aty?

Unë nuk kam lidhje me atë hotel, me atë pronë që më akuzojnë dhe nuk kam pasur ndonjëherë kontakt nga afër me Edi Ramën.

Ju jeni akuzuar që jeni pronar aty.
Është shumë e lehtë që të verifikohet kjo, mjafton që të shihen dokumentet e pronësisë. Unë nuk kam lidhje fare me atë pronë.

Një nga akuzat kryesore të bëra edhe në media, ka qenë që për shkak të sigurisë që ka objekti, kamerat kanë filmuar, serveri është zhdukur. Si është kjo histori?
Unë nuk kam lidhje fare dhe nuk mund të di se çfarë është bërë atje. Nuk jam unë pronari i hotelit. Hoteli është prona e vëllait. Unë mund të shkoj atje, por nuk mund të di se çfarë bëhet me punën e tij, me serverat etj.

Share: