Home KRYESORE Aktivistja e njohur: Shqiptaret jane nje popull fisnik por nuk besoj qe...

Aktivistja e njohur: Shqiptaret jane nje popull fisnik por nuk besoj qe po aq fisnike jane edhe udheheqesit!

Me pelqen Aristokracia dhe Fisnikeria, por ne na mungon.

Nga Mirela Cela Jorgo

Te jesh fisnik, eshte te jesh me te vertete shume i bukur brenda vetes tende. Por akoma me shume eshte, te jesh me i miri, dhe te jesh i afte te njohesh me te miret qe jane rreth teje.

Nje shprehje e Alfred Tenison thote
Më mirë të mos jesh fare se sa të mos jesh fisnik.

Fisnikeria, tashme eshte nje fjale qe perdoret pak, sepse bota ne te cilen jetojme eshte e mbytur nga miti i barazise. Popullsia, e bindur se demokracia eshte nje vlere absolute – pa menduar se cilat jane pasojat e saja – sheh me medyshje, per mos thene me tangerllek, fisinikerine.

Bashke me te, ka humbur edhe koncepti i virtytit, fjale e cila vjen nga greqishtja (aretè) dhe ka te njejten rrenje me fjalen aristokraci.
Aristokracia nuk ekziston me, ne sensin qe nuk ka me fisnikeri te prejardhur nga gjaku. Ajo perendoi sepse duhet te perendonte, duke mos patur me baza apo arsye historike per ekzistuar. Viktor Hugo, sqaron me nje ironi gjeniale tek ” Te Mjeret” , se nje person nuk mund te jete baron dhe avokat, aristokrat dhe borgjez ne te njejten kohe, sepse menyra e jeteses se tyre eshte komplet e kundert. Ne fakt, aristokraci do te thote shpirtmadhesi (megalopsikia), borgjezi do te thote shpirtngushtesi (micropsikia). E para ka si princip thelbesor nderin, e dyta ka perfitimin.

Nje fisnike eshte dikush qe eshte teper e lehte te ta pikasesh: me kepuce te shkelqyera, nje fytyre te bute dhe nje sjellje e dashur e cila te terheq si magnet. Nje njeri qe rrezaton vetem perfektsi, sheh qe menyra se si bisedon eshte e kendshme dhe rreshqet si ujevare, dhe te tjeret qe e rrethojne i japin vetem buzeqeshje. Dhe e gjithe kjo vjen se, nje fisnike ka ditur se si te arrije te njohe veten, dhe te dije se cfare kerkon, dhe se me cilin do te arrije ate qe do te arrije.

Dhe se fundi nje fisnik eshte i kendshem sepse ai e njeh gezimin dhe lumturine. Por nuk duhet te harrojme se te arrish te jesh i tille nuk do te thote qe ajo rruge ka qene e lehte per te.

Shqiptaret jane nje popull fisnik por nuk besoj qe po aq fisnike jane edhe udheheqesit e shtetit shqiptar. Vetem nje rikujtese se nga e kane patur prejardhjen e tyre , atehere gjyko per fisnikerine qe kane.

Elita dhe aristokracia e dikurshme eshte vrare dhe sot nuk mund te pretendojme me per to.Arsitokrat dhe fisnik nuk te ben pushteti por ai rrjedh brenda gjakut tend. Ndryshe je thjesht nje imitim me i keq i rrobave dhe i cantave firmato

Share: