Home Gjeo-Ekonomia Ambasadori Donald Lu në listën e zezë të Izraelit (Dhe një video...

Ambasadori Donald Lu në listën e zezë të Izraelit (Dhe një video e zhdukur nga qarkullimi)

Nga Hashtag.al

Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu është ekspozuar së fundmi si një diplomat që po dëmton interesat e shtetit të Izraelit.

Një burim kompetent diplomatik, i cili ka informuar Hashtag.al më herët mbi çështjen e votës së Shqipërisë në OKB (kliko këtu), ka zbardhur disa zhvillime të reja mbi pasojat e kësaj vote, zhvillimet duken se prekin direkt dhe ambasadorin amerikan në Tiranë.

Pasi shteti shqiptar votoi kundër propozimit të SHBA-ve në OKB, mësohet se qeveria shqiptare është gjendur nën presion dhe në kanalet e komunikimit diplomatik por dhe në komunitetin e inteligjencës.

Qeveria shqiptare ka dhënë si pretekst faktin se nuk ka pasur asnjë orientim apo kërkesë nga   ambasada e SHBA-ve në Tiranë për të abstenuar në këtë votim.

Duket sikur qeveria shqiptare e ka shitur ambasadorin Donald Lu me pretekstet që ka ofruar, ndërsa Lu rezultoi krejt indiferent krahasuar me ambasadorët e SHBA-ve në Bosnjë apo Kroaci të cilët ushtruan ndikim në qeveritë respektive që të sigurohej vota abstenuese.

Sipas burimit diplomatik që vendosi të rikontaktojë me Hashtag.al, ambasadori Lu është tashmë në ‘listën e zezë të diplomatëve’ nga shteti i Izraelit, i identifikuar si një potencial që dëmton interesat e këtij shteti.

Pse u implikua Donald Lu?

Ka dy shpjegime që interpretojnë pozicionin e Donald Lu, shpjegime që kryqëzohen dhe nuk përjashtojnë njëra-tjetrën.  Konjuktura dhe Korrupsioni.

E para është konjuktura, zoti Lu u katapultua ambassador në Tiranë, falë mbështetjes së një linje që e mbështeste atë në Departamentin e Shtetit, kjo linjë është e lidhur dhe e ndikuar nga binomi Soros-Clinton.

Donald Lu është në patronazhin e këtij korridori influence, ndërsa linja Soros është qartësisht e investuar kundër influencës së shtetit të Izraelit në SHBA, Departamentin e Shtetit dhe në shërbimet inteligjente amerikane.

Ndikimet e linjës Soros në Tiranë kundër interesave të shtetit të Izraelit kanë gjurmë të qarta, me personazhe konkrete me zë dhe figurë.

Është tejet interesante se si një video e vitit 2011 e zhdukur nga qarkullimi, tregon disa aktivistë të mbështetur direkt nga Lëvizja Mjaft dhe linja Soros, që sot janë të angazhuar në OJF, media dhe politikë, të cilët ishin organizuar nga organizata MJAFT për të protestuar në vitin 2011, kundër  vizitës  së ish-ministrit të Jashtëm të Izraelit në Tiranë.

Ky i fundit vinte në Tiranë për të kërkuar asokohe mbështetjen e qeverisë Berisha për një tjetër rezolutë në OKB.

 

Kjo video e hedhur pak kohë më parë online nga LëvizjaAntisoros, paraqet protestuesit në vitin 2011, ndërsa pjesa dërrmuese e këtyre protestuesve janë mbështetur me fonde jo vetëm nga Fondacionet e Soros, por edhe nga USAID dhe nga ndërhyrja/mbështetja direkte e ambasadorit Donald Lu në vitet e fundit.

Pista e dytë që shpjegon  këtë qëndrim të ambasadorit Lu, është pista që e lidh atë me Edi Ramën.

Donald Lu ka mbajtur një pozicion arbitrar në mbështetje të Ramës, por veprimet e tij kanë tejkaluar konturet diplomatike, pasi ai është angazhuar me veprimet dhe mosveprimet e tij edhe në mbështetje të akteve antiligjore si kanabizimi i vendit, është akuzuar për shantazh (dhe i dyshuar për gjobëvënie) ndaj ish-kryeprokurorit Llalla në favor të koorporatës Bankers Petroleum dhe është përpjekur të intimidojë, prokurorë, gjyqtarë dhe politikanë që të mbështesin nismat politike të favorizuara nga Edi Rama dhe Fondacioni për Shoqërinë e Hapur në pronësi të George Soros. / Hashtag.al

Share: