Vendimi i Urdhërit të Stomatologëve për çmimet dysheme të shërbimeve dentare është pezulluar nga Autoriteti i Konkurencës. Në një njoftim për mediat thohet se pezullimi është i vlefshëm deri sat ë kryhet procesi i plotë hetimor. Po kështu paralajmërohet Urdhëri i Stomatologëve dhe vetë dentistët (individualisht) të mos zbatojë çmimet dysheme sepse do të përballen me gjoba deri në 5 milionë lekë.
Rritja e çmimeve të shërbimeve dentare shkaktoi një reagim të madh ç’ka çoi më tej Ministrinë e Shëndetësisë ta padisë në gjykatë, ndërsa Autoriteti i Konkurencës e pezulloi vendimin.
Autoriteti i Konkurencës vendosi si më poshtë:
“1. Marrjen e masave të përkohshme në tregun e ofrimit të shërbimeve stomatologjike ndaj Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë si vijon:
a) Pezullimin e menjëhershëm të zbatimit të Vendimit të Asamblesë Kombëtare të Urdhrit të Stomatologut, Vendimit nr. 12, datë 14.12.2018 “Për miratimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimin stomatologjik”, pasi bie në kundërshtim me dispozitat e Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, i ndryshuar;
b) Depozitimin e të gjithë praktikës së ndjekur deri në marrjen e këtij vendimi, për të kryer vlerësimin ligjor të tij, bazuar në nenin 4 dhe 69 të Ligjit 9121/2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës’, i ndryshuar; 2. Masa e përkohshme merret për një periudhë kohore deri në përfundim të procedurës hetimore;
Në rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën
(I) të këtij vendimi, ndërmarrja Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, germa b) të Ligjit Nr. 9121/2003;
Ne rast të moszbatimit të vendimit për masa të përkohshme të cituara në pikën (I) të këtij vendimi , bazuar në nenin78 “Sanksione Individuale”, parashikohet vendosja e gjobave individuale në masën deri 5 milionë lekë për individët që me dashje ose nga pakujdesia kryejnë ose bashkëpunojnë në veprimet e sanksionuara në nenet 73 pika 1 dhe 74 pika 1 e Ligjit 9121/2003.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara”, thuhet ne vendimin e Autoritetit te Konkurrencës./Ri-De/opinion.al