Një nga avokatët e Klement Balilit, Baftjar Rusi, ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici pas rreth 3 vitesh i shpallur në kërkim.
“Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.
Më tej avokati tha se ky nuk ishte një arrestim, por vetëdorëzim i plotë. “Ai është i dorëzuar plotësisht, pasi ishte përgatitur për të shkuar vet në polici. Shqipëria nuk ka bërë hetim, por ka marrë vetëm dosjen greke për Balilin”, shtoi avokati./BW