Banorët e Astirit kanë ndryshuar destinacionin e protestës së tyre. Ata të shoqëruar edhe nga deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu do të marshojnë pas pak minutash drejt shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel dhe do të protestojnë atje.
“BalkanWeb”, raporton se qytetarët e “Astirit” të cilët preken nga projekti i Unazës së Re do të mbajnë me vete disa pishtarë teksa do të “mësyjnë” shtëpinë e kreut të qeverisë.
Ata kanë protestuar për 66 ditë radhazi, ndërsa kanë paralajmëruar se kauza e tyre do të përfundojë në kohën kur të anulohet projekti.