Protestës së studentëve para kryeministrisë i janë bashkuar edhe minatorë nga Puka dhe Mirdita.
“Ne kemi fëmijët tanë, kemi ardhur nga Puka, nga Mirdita, Do të vijnë të tjerë. Pasi këta kanë të drejtë të protestojnë pasi i kanë kërkesat legjitime. Na kanë vjedhur legjitimitetin, pasi marrëveshja e 2008 mes Ramës dhe Berishës ishte jo legjitime. Ne minatorët nuk kemi asnjë të drejtë. Na kanë mashtruar për statusin. Dhe na mashtrojnë. Ne kërkojmë që të mbështesim studentët, por kemi ardhur edhe për kërkesat tona legjitime. Kemi lënë shokët tanë nën tokë”, tha njëri prej minatorëve në protestë.