Përktheu: Elona Caslli
Dashuria nuk është vetëm një lidhje me një individ të caktuar; është një qëndrim, një drejtim i karakterit që përcakton marrëdhëniet e njeriut me botën dhe jo marrëdhëniet e njeriut me një objekt dashurie.
Nëse një njeri, do një njeri tjetër dhe shpërfill të ngjashmit e tij, kjo nuk quhet dashuri por thjesht një ngjitje simbiotike.
Shumica e njerëzve besojnë se dashuria përbëhet nga objekti dhe jo nga aftësia për të dashur, por në të vërtetë dashuria është aktivitet; dashuria është pushtet i shpirtit.