Home KRYESORE Detaje nga dosja e plotë/ Dy gratë u masakruan me thikë në...

Detaje nga dosja e plotë/ Dy gratë u masakruan me thikë në kuzhinë

Gazmend Musta i cili pasditen e 2 janarit 2019 vrau në sy të fëmijëve, 7 dhe 3 vjeç bashkëshorten e tij, Gentjana Çaushaj dhe të motrën e kësaj të fundit, Milisa, 18 vjeçe.

Gazmend Musta, i dyshuari që i qëlloi për vdekje të dyja gratë, menjëherë pas krimit mori fëmijët dhe shkoi ne policinë lokale.

Në gjykate ai shpjegoi se kishte shkuar në polici bashkë me dy fëmijët në mënyrë që mos t’i merrte askush tjetër vajzën dhe djalin, por ti rrisë shteti .I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikën kuzhinë, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij.

“I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se cfarë bëri” thuhet në dokumentin e prokurorisë.

Në dokumentin e prokurorise shkruhet se nga kqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, tek kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën plag dhe lendime në të gjithe trupin./Opinion.al

Share: