Home KRYESORE Detajet e rrëfyera në polici, Instagrami zbuloi tradhëtinë që solli vrasjen e...

Detajet e rrëfyera në polici, Instagrami zbuloi tradhëtinë që solli vrasjen e Zallbastarit

20-vjeçarja Elida Cani ka dhënë dëshmitë e para në polici, pas vrasjes së të dashurit të saj Arben Gjeçit, në Zall Bastar.

Ajo ka thënë se kishte krijuar marrëdhënie jashtëmartesore me viktimën fillimisht nëpërmjet mesazheve dhe fotove në Facebook dhe Instagram.

Vëllai i Elidës, Esat Cani ka pranuar në polici se ai është autori i vrasjes.

Ai ka rrëfyer se ishte bashkëshorti i Elidës, Dëfrim Kurti që kishte zbuluar tradhtinë pasi kishte hapur telefonin e bashkëshortes.

Sipas portaleve që kanë botuar sot detaje nga dëshmitë e të arrestuarve, disa nga mesazhet që kishin “tërbuar” bashkëshortin dhe vëllain e 20 vjeçares nga Zall Bastari ishin ato ku kjo e fundit i thurrte “elozhe” bashkëfshatarit të  saj mbi përmasat e organit të tij seksual.

Të dy të rinjtë kishin vendosur të mbanin nën vëzhgim 20-vjeçaren për ta kapur në flagrancë.

Burime policore thanë se ata i kanë kapur në një kasolle dhe vëllai i Elidës e ka sulmuar 30-vjecarin Gjeçi me levë.

Babai i 3 fëmijëve ka marrë plagë të rënda në kokë nga të cilat gjeti vdekjen në spital.

Trupi i tij u la në anë të rrugës ku u gjet nga kalimtarët.

Ishin mjekët që kanë kuptuar se viktima ishte vrarë, dhe nuk ishte aksidentuar, siç u tentua të fshihej krimi.

V.l / Dita

Share: