Home KRYESORE Dhuna ndaj studentëve/PD e fton, Ministri Lleshi nuk paraqitet në komision

Dhuna ndaj studentëve/PD e fton, Ministri Lleshi nuk paraqitet në komision

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi, nuk i është përgjigjur kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike, për të dhënë shpjegime në Komisionin e Medias.

Mungesa e ministrit të Brendshëm ka sjellë edhe debate në komision.

Drejtuesja e komisionit, Albana Vokshi e ka cilësuar si të pavend mospraninë e ministrit të Brendshëm.

Ministri Lleshi ishte ftuar të jepte shpjegime lidhur me futjen e policisë në ambientet studentore dhe dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Deputetët demokratë kanë kujtuar që kjo është e disata herë që ministrat ftohen në komisionin e Medias dhe nuk paraqiten për të dhënë shpjegime, duke e konsideruar këtë si një shkelje të rregullores së funksionimit të komisioneve.

Ndërkohë që pritet një reagim nga vetë Ministria e Brendshme, lidhur me shkaqet e mungesës së Ministrit Lleshi në komision. D.L/opinion.al

Share: