Home KRYESORE E fundit/ Tjetër lëkundje tërmeti, ku ishte epiqendra e radhës

E fundit/ Tjetër lëkundje tërmeti, ku ishte epiqendra e radhës

Shqipëria vazhdon të tronditet nga tërmetet e vazhdueshme.

Pas tërmetit të djeshëm që tronditi kryesisht zonën jugore bregdetare të vendit, Instituti i Gjeofizikës ka njoftuar për një tërmet në orët e fundit.

Sipas IGJEUM, lëkundja e radhës është regjistruar me epiqendër 4 km Borsh.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 2.1 dhe ka qenë në një thellësi 19 km.

Ndërkohë që tërmeti i djeshëm ishte shumë i fortë duke shkaktuar dëme materiale dhe panik te njerëzit.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes: “Nga të dhënat paraprake nuk ka njerëz të lenduar por vetëm deme materiale në 5 banesa në fshatin Kuç. 4 prej banesave kanë dëmtime të lehta dhe 1 është dëmtuar më rëndë. Jemi në kontakte të vazhdueshme me sallën e policisë specialistet e fushes.

Share: