Home KRYESORE E paprecedentë/ Vidhen automatikët në bazën ushtarake të Pashalimanit

E paprecedentë/ Vidhen automatikët në bazën ushtarake të Pashalimanit

Vidhen disa armë zjarri automatike në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur dje, ndërsa nuk ka asnje deklarate zyrtare per ngjarjen. Burimet mediatike thanë se grabitja është konstatuar gjatë mbrëmjes së të enjtes, ndersa jane proceduar 5 ushtarake.

Nga te dhenat e deritanishme ushtari që duhet të ruante armët, nuk ishte në vendin e punës në momentin që ndodhi vjedhja. Nga të dhënat raportohet se janë vjedhur tre armë automatike. Kjo vjedhje konsiderohet si ngjarje e paprecedentë, ndërsa janë shoqëruar edhe pesë ushtarakë

Armët kanë qenë në kasaforte, e cila është hapur me forcë. Dyshohet se mund të jetë një person i brendshëm që mund t’i ketë vjedhur këto armë duke qenë se ngjarja ka ndodhur brenda repartit ushtarak./opinion.al

Share: