Home KRYESORE Emri i Maqedonisë/ Bushati thyen heshtjen

Emri i Maqedonisë/ Bushati thyen heshtjen

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka përshëndetur votimin në parlamentin maqedonas, që ka miratuar ndryshimin e kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit.

Bushati shprehet se, kontributi i partive politike shqiptare edhe njëherë u dëshmua si faktor vendimtar.

“Vota finale e marrëveshjes së Prespës në Parlamentin e Maqedonisë është demonstrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!”, shkruan kryediplomati shqiptar në një shënim në Twitter.

Share: