Home KRYESORE Fruthi në Shqipëri, ISHP: Nuk ka vend për panik

Fruthi në Shqipëri, ISHP: Nuk ka vend për panik

Instituti i Shëndetit Publik informon se tre rastet me fruth të shënuara në qytetin e Beratit janë negative. Gjithashtu ISHP konfirmon se nga ndjekja periodike, në Shqipëri ka një rënie të rasteve të epidemisë së fruthit në muajin dhjetor.
ISHP ju bën me dije se gjatë vitit 2018 janë kryer mbi 109 562 vaksinime nga të cilat mbi 48442 janë vaksinime të rutinës, sipas planeve mujore (për moshat 1 dhe 5 vjeç) dhe mbi 61120 vaksinime jashtë rutinës që i’u takojnë personave të kontaktit apo individeve që rezultojnë me një dozë vaksine fruthi.

Masat e kontrollit
– Izolimi në pavione të caktuara (në pediatri dhe tek të rriturit) dhe vetëizolimi për rastet ambulatore.
– Masa standarte të kontrollit të infeksionit dhe të transmetitmit ajror
– Përdorim i maskave nga personeli dhe pacientët kur shkojnë në ekzaminime
– Vaksinim i personelit
– Monitorim i gjendjes mbrojtëse të personelit ndaj Fruthit
– Vaksinim brenda 72 orëve i kontakteve
– Vendosja e survejancës aktive në QSUT dhe ne nivel kombetar.
– Takime dhe trajnime me pjesëmarrjen e mjekëve të institucioneve parashkollore dhe shkollore si dhe mjekëve të familjes.

Për të parandaluar fruthin ISHP këshillon prindërit dhe fëmijët për vaksinim. Vaksinimi kundër fruthit për fëmijët, sipas Kalendarit Bazë të Vaksinimit, është mbrojtja më e mirë për parandaluar fruthin si dhe për të ulur rastet e vdekjeve nga fruthi. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon vaksinimin e të gjithë fëmijëve si dhe të rriturve që janë në rrezik për t’u infektuar, për të cilët kryerja e vaksinës së fruthit nuk është e kundërindikuar./Opinion.al

Share: