Home KRYESORE Gazetari i njohur thote se protestat shkojne ne Favor te Erion Veliaj…

Gazetari i njohur thote se protestat shkojne ne Favor te Erion Veliaj…

Nga Armir Shkurti

Kriteri: Të rrëzojmë rilindjen (jo vetëm Ramën) dhe të mbyllet protesta vetëm me zgjedhje të parakohëshme. Që ta bësh serioze e të besueshme – gris mandatet!

….Nëse e gjitha bëhet për të justifikuar largimin e Ramës në dobi të pasardhësit, ky s’është veç ndihmë për kapërximin e krizës së puçit të establishmentit!

Sot jemi saktësisht në kushtet e vitit 2017. Edhe data e protestës është identike: e shtuna e tretë e shkurtit. Para zgjedhjeve!

“Ma hodhe një herë e ke fajin ti – deklaroi anglisht Basha për marrëveshjen e 17 majit – ma hodhe për së dyti e kam unë”
Atëhere, që të mos e marrësh edhe këtë faj, shpall platformën e protestat jep edhe garancitë!

Ky milet i drobitur lumturohet kur i thua “do heqim Ramën” e nuk mendon përtej. Ama në ndihmon Ramën të ikë për t’i lënë vendin Erion Veliajt, ky nuk është pastaj as “ma hodhe”, as gabim e as faj, por krim!

Share: