Nga Adela Kolea
Diva Qerreti nga Shqipëria, në videoklipin e ri xhiruar në plazhet e Malibù-së, Kaliforni, me këngën e Pupo-s, italianit që s’ia var më as Italia vetë…😅😅 😎
Kam vënë re se shqiptarëve u pëlqen muzika italiane, sidomos ajo e viteve ’70-’80.
Në fakt ajo ka qenë muzika e lehtë e mirëfilltë italiane.
Kur isha në Tiranë, në disa lokale më pati qëlluar që të dëgjoja këngë italiane të viteve ’80, këngë që këtu në Itali si të thuash, nuk i vënë më me ndonjë frekuencë të madhe, edhe radiot i transmetojnë shumë pak.
Njëra nga këto këngë është edhe ajo “Su di noi” e Pupo-s. Pupo në fakt, gjithë karrierën e vet me dy këngë e kaloi. Me këtë, dhe me atë “Gelato al cioccolato”.
Nejse.
Para ca ditësh, portale shqiptare, si lajm “bombastik”, hasa që të përcillnin atë të një videoklipi të ri të të famshmes artiste shqiptare, që bota na e ka zili, Bleona Qereti!
E shkruanin: “Videoklip i ri nga Bleona, xhiruar në plazhet e Malibu-së!”
E ç’të shohësh?
Në videoklip, diva Qereti në plazhet e Malibu- së vërtet, në poza kalendari dhe duke interpretuar ç’këngë?
“Su di noi” të Pupo-s! 😂😂 Pupo-s së gjorë, sa ta marrë vesh këtë event, do t’i shtohet aq shumë autostima…! 😅😅