Nga Anila Hoxha
Sot eshte 13 janar, eshte festa e Policise se Shtetit. Perpara se tu them gezuar atyre qe veshin uniformen dhe ju rreh zemra per policine dhe e duan pavaresisht rrogave qesharake, pavaresisht uniformes pacilesi, pavaresisht se ndihen te strukur e te pamotivuar. Perpara se te kujtoj cdo deshmor qe u vra per sigurine tone si Elham Elezi, Arben Ujka, Ardian Kodra, Simon Gjeta, Roland Likaj e shume te tjere, eshte momenti te them , perpara se te thoni shabllonet e radhes kete te diele, kujtohuni…
Policia ka dhene me shume se cdo organizate nga jeta e te veteve per jeten tone. Por si po rrjedhin ngjarjet , si po sofistikohet krimi dhe si po struket policia , prej krimit po mesojme se :
Kur grabitet nje automjet , autoret po pergatiten te kryejne nje vrasje, ose se siguria ne rruge eshte ne mes te 4 rrugeve. SE lojrat e fatit nuk njejtesohen as juridikisht me parcelat e kanabisit, pavaresisht pasojes se rende ne shoqeri. Se ministri i brendshem duhet te sillet si minister i brendshem dhe jo si drejtor personeli, per te percuar jo parrulla, por strategji reagimi dhe mbi te gjitha parandalimi
Kur grabitet nje biznesmen brenda ne shtepi, pa aplikuar me pare gjoba apo shantazhe do te thote se hajdutet e krimit te rruges konkurrojne ” denjesisht “specialistet e gjobevenieve . Nga rruga krimi merr kurajo dhe hyn ne shtepi. Prekja e baneses dhe e femijes eshte parameter domethenes . Keshtu ndodhi nja dy dekada me pare ne qytetin e Vlores , nje biznesmeni i rrembyen djalin .
Biznesi eshte i pasigurte dhe ky eshte parametri numer dy pas thyerjes se paprekshmerise se baneses
Kur vriten ne grup disa persona ne prag te Vitit te Ri, sic ndodhi ne Elbasan, kriminelet e zoterojne i informacionin sikurse ka ndodhur deri me tani. Para shtetit. Para shtetit edhe veprojne. Ky eshte parametri numer 3
Kur grabitet nje baze ushtarake per te marre nje ” kokteil” armesh, shanset jane qe armet kane rendesine e skrapit per ushtrine tone te Natos. Por jo per kriminelet. Me siguri duhet te kene ne shenjester ndonje nga kundershtaret qe qarkullon me mjete te blinduara .
Kur kercenohen oficeret operacionale per nje aksion te maskuar qe kryen para ca koheve , sepse emrat ju dolen pa kuptuar se si edhe pse nderkohe nderkohe prokuroret kane marre truproja, do te thote se ” per te fuqishmit” nuk egzistojne burgjet e sigurise se larte. Se jeta e nje polici te ndershem eshte 100 fish me teper e rrezikuar se e kujtdo qe ka 10 mije leke ne kulete, kujtdo qe ka nje makine, kujtdo qe nuk e ka mbyllur me brave te forte deren e shtepise
Kur ndryshon ligjin e Policise si makiazhin, humbet ne radhe te pare besimin e policit tek policia
Kur humbet besimin e policit tek policia, nuk mund te kesh besim te qytetarit tek policia
Kur policia nuk besohet me as nga qytetari dhe as nga vetvetja, krimi do na diktoje ligje te tjera, ne radhe te pare policise dhe pastaj komunitetit
Gezuar 13 janarin ty qe vret mendjen se si do ta mbash familjen me 48 mije leke, ty qe hyre nga porta e vetme qe duhet te hysh ne polici dhe qe pas shume viteve duke u kacavjerre per te fituar grade pas grade, cfare ti meriton, pas nente muajve do parashutohet nje i ri , qe pa e njohur fare policine do te thote koleg. Por ti mos u demotivo, jane bere eksperimente me te medha me policine e per pasoje me sigurine tone
#iktheninderinpolicise#