Home KRYESORE Grekët ratifikuan Maqedoninë e Veriut, çfarë i shkruan Zaev-Tsiprasit

Grekët ratifikuan Maqedoninë e Veriut, çfarë i shkruan Zaev-Tsiprasit

Parlamenti grek miratoi sot një marrëveshje historike që hap një kapitull të ri në marrëdhënien me fqinjin e saj verior që tani do të quhet Maqedonia e Veriut.

I pari që ka nxituar të përshëndesë këtë marrëveshje është kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në një postim në facebook Zaev uron homologun e tij grek Tsipra, duke uruar që marrëveshja të jetë e përjetshme.

“Urime miku im Aleksis Cipras, bashkë me kombet tona shënuam fitore historike. Qoftë e përjetshme Marrëveshja e Prespës, le të jenë të përjetshme paqja dhe procesi i Ballkanit në Evropë”- shkruan Zaev.

Ratifikimi në parlamentin grek i emrit Maqedonia e Veriut që zëvendëson emërtimin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, u arrit pas marrëveshjes fillestare së Prespës.

Më pas marrëveshja u ratifikua në Kuvendin e Maqedonisë, ku u kundërshtua fort nga opozita në vend.

Ku po e njëjta gjë ndodhi edhe në Greqi ku protesta u përshkallëzua në dhunë.

Share: