Home KRYESORE Horoskopi, 10 janar 2019

Horoskopi, 10 janar 2019

Dashi

Rrugët për të arritur një objektiv mund të jenë disa, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që ju duket rruga më e shkurtër. Mirë dashuria por duhet të jeni më konkretë.

Demi

“Përplasjet” në qiellin tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Keni tendencë të hiperbolizoni edhe problemet më të vogla.

Binjakët

Është një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.

Gaforrja

Pas disa ditësh plot tension tani keni mundësinë të qetësoheni e të pushoni sadopak. Afërdita pozitive në shenjë sot bën që kriza në raportet me partnerin të marrë fund një herë e mirë.

Luani

Pozicioni aktual i Merkurit është shumë i favorshëm për ditën e sotme, pasi duke qenë se është edhe ylli i udhëtarëve, është e natyrshme që të stimulojë udhëtimet. Në dashuri jeni favoritë.

Virgjëresha

Nuk do t’ju mungojë dëshira për të bërë diçka të madhe, por kujdes, nuk duhet të “fluturoni” me krahët e entuziazmit. Afërdita dhe Urani garantojnë për një mbrëmje plot eros e pasion.

Peshorja

Edhe sot do të jenë shumë të çmuara energjitë që ju vijnë nga Marsi, pasi do t’ju duhet të derdhni shumë djersë për të përfunduar një punë të lënë disi pas dore. Hëna stimulon pasionet.

Akrepi

Do të nxitoni për t’i dhënë “dorën e fundit” një projekti që të mund të keni kohë pastaj për të tjerat. Marsi ju bën këmbëngulës e luftarake, ndërsa Afërdita dashnorë të zjarrtë.

Shigjetari

Në një harmoni të përsosur me atmosferën e akullt të kësaj periudhe, qielli juaj paraqet gjeometri yjore me të vërtetë sugjestive. Parashikohet një ditë mjaft intensive në shumë aspekte.

Bricjapi

Sot do të ndjeheni dy herë të kënaqur. E para se i kini dhënë fund një pune që ju ka munduar shumë dhe së dyti, një njohje e re dhe e rastësishme mund të kthehet në një “love story”.

Ujori

Merkuri dhe Afërdita janë yjet që do t’ju lënë nën egidën përkatëse gjatë gjithë ditës së sotme, prandaj do të ndjeheni dyfish të mbrojtur. Mundtë t’ju vijnë propozime interesante.

Peshqit

Kuadri yjor është mëse pozitiv, por që gjithçka të shkojë më së mirë duhet të tregoheni edhe ju pak më shumë aktivë. Mos dëgjoni ata që ju bëjnë lajka sepse më së shumti duan t’ju shfrytëzojnë.

Share: