Home KRYESORE I keni harruar këto foto? Nga Bledi KASMI

I keni harruar këto foto? Nga Bledi KASMI

Janë të ashtquajturat komitete të shpëtimit publik të rebelemit të Marsit ’97, që digjnin “RD”.

Asgjë nuk ka ndryshuar nga soji i tyre sot dhe as që bëhet fjalë që ne të ndryshojmë qëndrim ndaj monstrave të së djeshmes të diktaturës dhe pinjollëve të sotëm të regjimit që kanë të njëjtën ideologji vrastare ndaj demokracisë si ai i para viteve ’90.

Jemi sërish përballë në një betejë që ka ndryshuar formën, por jo thelbin e saj. Ata në anën e mohimit të dy të drejtave elementare të qytetarëve; të drejtës për të patur shtyp të lirë dhe liri fjale si dhe të drejtës për të votuar të lirë, dhe ne në anën tjetër të barrikadës për ti rikthyer këto dy të drejta të mohuara shoqërisë në këto vite të organizatës kriminale në pushtet.

Kanë bërë gjithçka në çdo kohë që nga dita e parë e daljes së numrit të parë të kësaj gazete që ta mbyllin me të gjitha format dhe mënyrat “RD” përmes kërcënimeve, presioneve dhe djegjes së gazetës, por nuk kanë mundur dot. Po përse gjithmonë kanë dashur ta asgjesojnë?

Nuk mund të harrojnë kurrë atë që përfaqëson historia e kësaj gazete dhe ajo që simbolizon kjo gazetë, fjalën e lirë përmes të cilës i dha frymë një shoqërie të shtypur për t’u ringritur. Zbuloi të vërtetat e hidhura të diktaturës dhe u përball me aparatin e propagandës të regjimit duke e shkërmoqur përmes të vërtetës.

Asgjë nuk ka përfunduar. Vështirësitë na kanë bërë edhe më të fortë dhe beteja vazhdon. Jemi në prag të një kryengritje finale që do të fshijë ngrehinën e një regjimi oligarkik që është ngritur mbi padrejtësinë dhe këtë askush nuk do të mund ta ndalë, as mediat e blera dhe miliardat e vjedhura shqiptarëve dhe ato të trafiqeve.

Të hënën gazetarë, politikanë dhe miq të gazetës do të kujtojmë në një ambjent modest 28 vitet e të parës gazetë opozitare duke e kthyer këtë takim të përvitshëm në një kuvend të gazetarëve dhe fjalës së lirë kundër shtiblerjes së mediave.

Share: